zoom

Bota

Zbulohet bunkeri “sekret” në pallatin e Detit të Zi, këtu fshihet Putin në rast rreziku ( Foto)

Rreth 17 mijë metra katrorë të sallave, korridoreve dhe dhomave, duke përfshirë një bodrum vere, një kazino dhe një kishë private – si dhe një shesh hokeji për të ndarë një nga pasionet e tij me kolegët – të pallatit të tij të stilit perandorak në Detin e Zi, Vladimir Putin i ka shtuar edhe dy tunele që duken si dy bunkerë.

Ajo që zbuloi ekzistencën e tuneleve,ishte neglizhenca e vetë ndërtuesve. Kompania që është përkujdesur për punën, “Metro Style”, në fakt ka publikuar në faqen e saj vizatimet e projekteve për dy tunelet.

“Metro Style” u themelua në vitet 1990 nga tre partnerë dhe kjo kompani kreu gjithashtu punimet për ndërtimin e tuneleve të metrosë së Moskës.

Ka kaluar më shumë se një dekadë, që kur imazhet u shpërndanë në një faqe që i quajti ato “mjete nëntokësore për një shtëpi pushimi në Gelendzhik” (Gelendzhik është qyteti më i afërt me shtëpinë), por të paktën deri në vitin 2016 ato mbetën të disponueshme për këdo.

“Insider”, tani është në gjendje të japë detaje të plota për dy tunelet. Dy ndërtesa të ndara, të arritshme nëpërmjet një ashensori që zbret në një thellësi prej 50 metrash, të furnizuara me ujë, ushqime, kanale ventilimi dhe një sistem instalimi elektrik, i cili garanton për disa njerëz një qëndrim me të gjitha komoditetet për ditë, nëse jo për javë.

Një demonstrim, sipas disa ekspertëve, i obsesionit të Putinit për mbijetesën e tij në rast të situatave të rrezikut serioz.