zoom

Aktualitet

Zbulim në Tiranë! Gërmimet nxjerrin në dritë vilën e fermerit të pasur të Epirit të Ri

Dalin në dritë zbulime të reja me vlerë arkeologjike në Tiranë.

Arkitekti Artan Shkreli me anë të një postimi në Facebook bën me dije se gjetjet e fundit, pranë kishës paleokristiane të Shinjinit, (Zogu i Zi), sugjerojnë më në fund edhe banesën (vilën) e një fermeri të pasur në këtë vend të Epirit të Ri në Ilirik.

Sipas tij, kemi të bëjmë me një vend në sipërfaqe fushore të thurur me praninë e vilave dhe fermave prodhuese të drithit, vreshtave etj.