Aplikacion
24-vjeçarja e vrarë është identifikuar si Rayyan Alwan, nga Palestina.
Sipas policisë, ajo është goditur disa herë me thikë nga bashkëshorti i saj palestinez, Fadi Alwan, 49 vjeç.
Ata kishin marrë shtëpi me qira, prej 10 ditësh në kryeqytet.
Ata nuk kishin dhënë mjete identifikimi te pronarja e banesës, ndërsa kjo e fundit ishte kthyer për të kërkuar sërish informacion për ta.
Por, asnjë prej tyre nuk e ka hapur derën dhe më pas, ajo ka njoftuar policinë.
Efektivët kanë gjetur trupin e pajetë të gruas në shtëpi.
“Nga të dhënat e deritanishme hetimore, dyshohet se autori i ngjarjes është larguar menjëherë jashtë territorit të Shqipërisë, pas kryerjes së krimit, i cili dyshohet të ketë ndodhur disa ditë më parë.
Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e saktë të kohës së ngjarjes, nëpërmjet ekspertizës mjekoligjore dhe analizimit të provave të sekuestruara.
Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje”, njoftoi policia.
Veliaj intervistë nga burgu: Do çuditet i madh e i vogël, Ols Dado i ofroi kokën time Sali Berishës