zoom

Ekonomi

Zbardhet vendimi i qeverisë, ja kategoritë që përfitojnë rritje page që nga 1 korriku

Ashtu sic bëri të ditur gjatë mesditës ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë u miratua edhe vendimi për rritjen e pagave dhe shpërblimeve për ushtarakët aktiv.

Këtë pasdite qeveria ka poublikuar vendimin, i cili përcakton edhe kategoritë që përfitojnë nga rritja e pagave dhe shpërblimeve.

Vendimi nuk bashkëshoqërohet me lidhje përkatëse të të gjitha kategorive që përfitojnë rritje, por sipas ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi ajo është në nivelin e 30 për qindëve.

V E N D I M
PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 224, DATË 21.3.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR TRAJTIMIN ME PAGË DHE SHTESA MBI PAGË TË USHTARAKËVE AKTIVË TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të nenit 20, të ligjit nr.9210, datë 23.3.2004, “Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Në vendimin nr.224, datë 21.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të ushtarakëve aktivë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
  2. a) Lidhja nr.1 zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij;
  3. b) Lidhja nr.2 zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij;
  4. c) Lidhja nr.5 zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
  5. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2022, të përballohen nga fondet e miratuara për paga dhe sigurime shoqërore, për sistemin e Ministrisë së Mbrojtjes, për këtë vit.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 korrik 2022.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ