E hënë, 15 Gusht, 2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
Zoom.al
Home Aktualitet

Zbardhet ngjarja në Durrës/ Si nisi sherri ku u plagosën nënë e bir

24/02/2021
in Aktualitet, Slider
0
Zbardhet ngjarja në Durrës/ Si nisi sherri ku u plagosën nënë e bir
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e rëndë është rregjistruar mbrëmjen e djeshme në Durrës ku nënë e bir kanë mbetur të plagosur për një vend parkimi.

Polica e Durrësit ka zbardhur të gjithë ngjarjen dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit, si dhe ka shpallur në kërkim dy persona të tjerë të cilët dyshohet se janë bashkëpunëtorët e autorit të ngjarjes si dhe procedohet penalisht 1 shtetas tjetër.

Bëhet me dije se nëna dhe djali që u plagosën me armë zjarri janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në spitalin e Durrësit.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore, ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbetën të plagosur me armë zjarri nënë e bir.

Kapet dhe vihet në pranga autori kryesor i dyshuar për plagosjen e dyfishtë.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.

Shpallen në kërkim dhe 2 bashkëpunëtorët e autorit të ngjarjes, të cilët u përfshinë në konflikt, si dhe procedohet penalisht 1 shtetas tjetër.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas një pune intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, bënë zbardhjen e saj dhe identifikimin e autorit kryesor të ngjarjes. Në bashkëpunim me DVP Elbasan u bë kapja dhe  arrestimi në flagrancë i shtetasit E. J., 33 vjeç, banues në Peqin.

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 12, Durrës, ka ndodhur një konflikt i çastit për motive të dobëta (për vende parkimi), fillimisht me sende të forta, midis shtetasit O. Ç. dhe Z. J.

Si pasojë e goditjeve u lëndua shtetasi Z. J., i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Më pas konflikti u përshkallëzua me përdorimin e armës së zjarrit dhe si pasojë mbetën të plagosur nënë e bir.

Fillimisht u dyshua se autor i kësaj ngjarje ishte shtetasi Z. J., por pas hetimeve të shpejta dhe profesionale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit  Gjyqësor Durrës , rezultoi se shtetasi E. J. (i arrestuar), pas konfliktit të ndodhur midis vëllait të tij, shtetasit Z. J. dhe O. Ç., ka qëlluar me armë zjarri drejt shtetasit F. Ç., 23 vjeç dhe shtetases V. Ç., 51 vjeçe (e ëma), të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të hetimeve është bërë shpallja në kërkim e shtetasve A. J., 34 vjeç (vëllai i autorit) dhe O. N., 28 vjeç, pasi rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me shtetasin E. J., kanë konsumuar veprat penale  “Vrasja e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”, si dhe u procedua penalisht shtetasi O. Ç. (vëllai i shtetasit F. Ç.), për veprën penale ” Dëmtime të tjera me dashje”.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve shërbimet e Policisë kanë krehur zonën dhe kanë bërë të mundur gjetjen e armës së zjarrit, të cilën autori pas ngjarjes e kishte hedhur në distancë të largët nga vendi i ngjarjes.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.


Të lidhura

ShareTweetSend

Të lidhura

Shkëputja e energjisë elektrike në koncertin e Noizy-t, OSHEE zbulon shkakun
Aktualitet

Shkëputja e energjisë elektrike në koncertin e Noizy-t, OSHEE zbulon shkakun

14/08/2022
Nuk respektoi zonën e kufizuar dhe nuk kishte dokumentacion, bllokohet skafi në Sarandë!
Aktualitet

Nuk respektoi zonën e kufizuar dhe nuk kishte dokumentacion, bllokohet skafi në Sarandë!

14/08/2022
Përleshje masive me thika mes kushërinjsh në Kosovë, 5 persona në spital
Aktualitet

Përleshje masive me thika mes kushërinjsh në Kosovë, 5 persona në spital

14/08/2022
VIDEOLAJM/ Ikin dritat gjatë koncertit të Noizy-t, turma thërret njëzëri: Rama ik!
Politikë

VIDEOLAJM/ Ikin dritat gjatë koncertit të Noizy-t, turma thërret njëzëri: Rama ik!

14/08/2022
“Këta duhen vrarë të gjithë”, zbardhet dëshmia e punonjësit të IMT që u plagos në Tiranë
Aktualitet

“Këta duhen vrarë të gjithë”, zbardhet dëshmia e punonjësit të IMT që u plagos në Tiranë

14/08/2022
Emrat/“Trafikantët do na vrisnin”, rrefehen dy të rinjtë shqiptarë që u kapën në shtëpinë e barit
Aktualitet

Emrat/“Trafikantët do na vrisnin”, rrefehen dy të rinjtë shqiptarë që u kapën në shtëpinë e barit

14/08/2022
Lajm i rradhës
Të infektuar me Covid, ndahen nga jeta tre persona në moshë të re në Elbasan

Të infektuar me Covid, ndahen nga jeta tre persona në moshë të re në Elbasan






ADS
zoom.al

Të fundit

Aktualitet

Shkëputja e energjisë elektrike në koncertin e Noizy-t, OSHEE zbulon shkakun

14/08/2022
Showbizz

Stresi gati për t’i vënë ‘flakën’ konceritit ‘Alpha Show’/ Publikon foton krahë vajzës misterioze

14/08/2022
Aktualitet

Nuk respektoi zonën e kufizuar dhe nuk kishte dokumentacion, bllokohet skafi në Sarandë!

14/08/2022
Aktualitet

Përleshje masive me thika mes kushërinjsh në Kosovë, 5 persona në spital

14/08/2022
Politikë

VIDEOLAJM/ Ikin dritat gjatë koncertit të Noizy-t, turma thërret njëzëri: Rama ik!

14/08/2022
Showbizz

Pak para performancës në koncert, Noizy bën deklaratën: Jam shumë nervoz

14/08/2022
Sport

Tuchel sulmon Conten pas sherrit: Kur shtrëngon duart, duhet të shikosh në sy

14/08/2022
Aktualitet

“Këta duhen vrarë të gjithë”, zbardhet dëshmia e punonjësit të IMT që u plagos në Tiranë

14/08/2022
Bota

Pas ndarjes nga Kim Kardashian, Pete nis romancën me biznesmenen 81-vjeçare?

14/08/2022
Bota

Aeroplani rrëzohet përpara restorantit plot me njerëz, ndërrojnë jetë personat në bord

14/08/2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In