zoom

Sport

Zaniolo-Milan, një i tretë futet në mes, Roma tundohet nga oferta e klubit anglez

Milan nuk ka buxhet për të finalizuar blerjen e futbollistit Nicolo Zaniolo.

Drejtori sportiv i “Djallit”, Paolo Maldini zgënjeu me përgjigjen e tij trajnerin Pioli dhe fansat kuqezi se nuk ka një buxhet ekstra për të bërë një blerje.

Shanset e Zaniolo janë të pakëta për t’iu bashkuar kuqezinjve në merkaton e janarit.

Oferta e Maldinit për Romën mbetet e njëjta, kushtet e së cilës nuk pranohen prej klubit verdhekuq.

Nga ana tjetër në skenë ka dalë klubi anlgez i Bournemouth, që ka bërë një ofertë tunduese për Romën.

Oferta e Bournemouth është 30 milonë euro plus bonuse dhe 10% e kartonit për rishitje në të ardhmen.

Roma paraimisht ka thënë po, por transferimi do të varet nga zgjedhja e lojtarit, i cili preferon më tepër kalimin te Milan. /zoom.al/