zoom

Politikë

Yuri Kim “thyen” heshtjen zgjedhore, i shkon Bashës në zyrë pas përplasjes me Metën

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka “thyer” heshtjen zgjedhore duke zhvilluar sot një takim politik me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Takimi mes Kim dhe Bashës ka nisur rreth orës 10:00 dhe në fokus të bisedës është qëndrimi i SHBA-ve në lidhje me zgjedhjet e së dielës.

Burime bëjnë me dije se ka qenë Kim ajo që ka kërkuar të takojë kryedemokratin pas përplasjes së fortë që pati dje mbrëma me presidentin e Republikës, Ilir Meta, i cili gjithashtu “theu” heshtjen zgjedhore dhe zhvillon një konferencë paraditen e së shtunës.

Presidenti Ilir Meta iu bëri thirrje shqiptarëve të bënin gati cfurqet më 25 prill nëse u cënohet vota. Kjo deklaratë nxiti reagimin e Kim, e cila kërkoi që Meta të mos nxiste dhunë. Replika e Kim agravoi reagimin e Presidentit. Nga studioja e “Çim Peka Live”, Meta tha se Kim e kishte kërcënuar dhe se ajo tashmë është bërë palë me Ramën. Madje kreu i Shtetit shtoi se ishte i përgatitur edhe për faktin se SHBA-ja mund ta vriste po të donte.