zoom

Aktualitet

Yuri Kim në Vlorë dhe Fier: Sa më shumë vende të vizitoj, sa më shumë njerëz që takoj, aq më shumë e dua Shqipërinë

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ditën e sotme ka zgjedhur që ta kalojë në jug të vendit. Ajo është shprehur se vizita e saj në Vlorë, Risili dhe Fier ishte frymëzuese.

Ndërkohë Ambasada amerikane përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka publikuar deklaratën e Kim pas vizitës, ku tha se tashmë drejtuesit e shoqërisë civile kanë kapërcyer sfidat e COVID-19 dhe kamë vijuar me punën e tyre.

“Vizitë frymëzuese në Vlorë, Risili & Fieri. Drejtuesit e shoqërisë civile më thanë se si ata kishin kapërcyer sfidat e Covid-it për të vijuar punën e tyre. Pashë se si SHBA po ndihmojnë për të rinovuar një klinikë në Risili, në mënyrë që banorët e fshatit të kenë kujdes shëndetësor. Më lanë shumë përshtypje të rinjtë të cilët diskutuan se si planifikojnë të ushtrojnë të drejtën për të votuar për herë të parë në jetën e tyre, cilat janë shqetësimet e tyre dhe çfarë shpresojnë për të ardhmen e vendit të tyre. Sa më shumë vende të vizitoj, sa më shumë njerëz që takoj, aq më shumë e ❤️??“! Ambasadorja e SHBA Yuri Kim