zoom

Politikë

Yuri Kim: Kandidatët të pranojnë me durim gjykimin e popullit

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka dhënë një tjetër mesazh për këtë ditë të shënuar për Shqipërinë, ku votohet për të zgjedhur parlamentin e ri.

Gjatë fjalës së saj, Kim tha se autoriteteve iu duhet të përmbushin përgjegjësitë e tyre për të numëruar me saktësi votat. Ndërkohë që sipas saj, kandidatët dhe drejtuesit e tyre duhet të presin rezultatin.

“Ky është momenti dhe detyra juaj. Shpresoj që të gjithë do të votojnë e të gjithë autoritetet do të përmbushin përgjegjësit e tyre për të numëruar votat me saktësi. Kandidatët dhe drejtuesit e tjerë do të mundet të bëjnë detyrën e tyre duke pritur me durim, duke pranuar gjykimin e popullit. Qytetarët më kanë thënë se kanë votuar dhe se ndiheshin të sigurt”, tha ambasadorja nga Elbasani.