zoom

Politikë

Yuri Kim falenderon Shqipërinë për strehimin e afganëve/ Kemi shpëtuar 124,000 jetë njerëzish

Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar në lidhje me evakuimet e qytetarëve afganë nga vendi i tyre, pasi pushteti ra në dorë të telebanëve. Përmes një mesazhi në Twitter, diplomatja amerikanë tha se është bërë punë e palodhshme nga ana e SHBA-ve.

Mes të tjerash ambasadorja Kim nuk la pa përmendur edhe kontributin e Shqipërisë në këtë proces.
“SHBA mobilizoi një përpjekje të madhe, globale përmes kanaleve diplomatike për të evakuuar qytetarët amerikanë, personelin nga vendet partnere dhe afganët në rrezik. Me ndihmën e miqve si Shqipëria, ne kemi zhvendosur 124,000 njerëz në vend të sigurt, përfshirë 6,000 qytetarë amerikanë”, -shkruan ambasadorja.

Kujtojmë se deri më tani në vendin tonë kanë ardhur tre grupe me qytetarë afganë, të cilët janë strehuar në Durrës dhe në Qytet Studenti.