zoom

Politikë

Ylli Manjani: Basha është karabushi i qepëve të Ballës

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e sheh rikthimin e Lulzim Bashës në politikën aktive si pjesë të lojës që sipas tij, ish-kryedemokrati dhe kryeministri Edi Rama po luajnë.

Në një studio televizive, Manjani deklaroi se Basha ka marrë peng demokratët me lojën e tij në shërbim të qeverisë.

Nëse kërkon të masë forcën politike përballë Sali Berishës, sipas Manjanit, Basha duhet të krijojë një parti tjetër me mbështetësit e tij.

“Ky djali paska qenë një karagjoz shumë i madh dhe më vjen keq për veten që e paskemi mbështetur këtë. Ky qenka një karabush (qepët e egra). Ku u rikthye ky karagjoz. Ka dhënë dorëheqjen, nga çfarë e ka dhënë dorëheqjen, u dorëhoq nga dorëheqja apo çfarë.

Sepse ky ligjërisht, se këta me vendimin e gjykatës mbahen, në bazë të vendimit të gjykatës ky është kryetar partie. Ku është rikthyer, kë gënjen ky. Ky ka bërë të gjitha lojërat, ky ka bërë të gjithë pisllëqet, të gjitha matrapazllëqet me vendimin e gjykatës, ky është autori.

Çfarë kërkon ky njeri. Ky zotëria bashkë më grupin që e mbështet, të dalë të formojë një parti të tyre, të konkurrojnë, nuk i duan këta që mbështesin Berishën, se janë non grata, të dalin këta dhe të formojnë partinë e Amerikës dhe të konkurrojnë dhe kjo është krejtësisht normale dhe legjitime.

Por tani në kurriz të Berishës, me votat e Berishës, me mbështetjen e Berishës, në partinë e Berishës, se PD e ka bërë Berisha nuk e ka bërë Luli, dhe ky tani thotë erdha unë, u riktheva te partia ime.

Nuk ka rikthim, ky është pengmarrësi i vulës zyrtare të PD-së. Ky nuk është rikthyer, është aty në lojë, i shërben qeverisë tani. Është karabushi i qepëve të Taulant Ballës, nuk është asgjë tjetër