zoom

Sport

Werder Bremen zbulon arsyen e mungesës së Rashicës në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica ishte mungesa e madhe e Werder Bremenit në ndeshjen ndaj RB Leipzig në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Gjermanisë apo e njohur ndryshe si DFB Pokal.

Werder Bremen dështoi të arrinte finalen e madhe të Kupës së Gjermanisë pasi u mposht në vazhdime nga RB Leipzig me rezultat 2-1, me lojën e rregullt që u mbyll 0-0.

Klubi nga Weserstadion kishte mungesa të dukshme për këtë ndeshje dhe njëra nga to padyshim se ishte ajo e sulmuesit të Kosovës, Rashica.

Është vet klubi gjerman që ka njoftuar me anë të faqes zyrtare se mungesa e Rashicës në ndeshjen gjysmëfinale erdhi shkaku i një lëndimi.

“Milot Rashica u detyrua të tërhiqej nga skuadra në ditën e ndeshjes për shkak të një problemi të vogël të aduktorit”.

“Ju urojmë shërim të shpejtë, Milot!”, thuhet në njoftimin e Werderit në Twitter.

Ndryshe, Rashica këtë sezon ka qenë shumë i predispozuar ndaj lëndimeve, duke humbur shumë ndeshje te klubi gjerman, por edhe te Kosova.