zoom

Bota

Vullkani Etna vendos rekord! Gjashtë shpërthime në tetë ditë

Etna nuk ndalet; vazhdon të befasojë dhe të japë spektakël. Gjatë natës ka vijuar shpërthimi i vullkanit, i gjashti në 8 ditë. “Një rekord”- sipas ekspertëve me një burim llave të lartë më shumë se 500 metra nga krateri në juglindje dhe një kolonë shpërthyese e hirit vullkanik që vëzhgohet kilometra larg.

Sipas shqyrtimeve të fundit të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë italiane, edhe në javët e ardhshme do të jenë prezente rrjedhja e llavës.