Aplikacion
“Deklarata provokuese e zyrtarit serb është në kundërshtim me frymën e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe nuk i shërben paqes dhe stabilitetit në vendet e Ballkanit. Shqipëria është faktor i rëndësishëm që punon dhe kontribuon për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë dhe kjo është në thelb të bashkëpunimit edhe me Serbinë”, njoftoi MPJ.
Gjithashtu theksohet se MEPJ “pret reflektim të menjëhershëm”, në mënyrë që “deklarata të tilla të dëmshme, të përsëritura të mos ndikojnë në marrëdhëniet tona, të cilat duhet të jenë të orientuara drejt fqinjësisë së mirë dhe integrimit evropian”.
Pritet se cili do të jetë reagimi i Serbisë. Vulin u shpreh se “vetëm bota serbe mund ta ndalojë Shqipërinë e Madhe”, duke iu referuar vizitës së Ramës në Greqi. /ZOOM.AL/