zoom

Lajme

Vuçiç në konferencë urgjente, akuzon Kurtin për inskenim të sulmit terrorist në Veri

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po i drejtohet popullit në një konferencë për shtyp të thirrur në mënyrë urgjente.

Siç ishte paralajmëruar, ai po u flet edhe ndërkombëtarëve, për atë që Beogradi zyrtar tashmë po pretendon një incident të inskenuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i tij i brendshëm, Xhelal Sveçla.

“Pse Kurti dhe Sveçla është dashur të gënjejnë shumë dhe me nervozizëm dhe do t’u bëj pyetje të shumta përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar. Ju duhet të kërkoni përgjigje konkrete nga Serbia, por ju nuk do ta thyeni atë me gënjeshtra”, nënvizon Vuçiç.

Qeveria e Kosovës ka akuzuar Serbinë se qëndron pas sulmit terrorist në Zubin Potok. Por presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se Serbia mohon çdo përfshirje në sulmin në kanalin Ibër-Lepencit dhe bëri thirrje për një hetim të plotë, të paanshëm dhe transparent.

Ai e quan atë që ndodhi një incident dhe një akt sabotimi.