zoom

Stil

Vuan nga një sëmundje e pashërueshme, kjo është frika më e madhe e Fiori Dardhës

Gazetarja Fiori ka folur si rrallë herë për jetën e saj personale dhe familjen.

Fiori ka rrëfyer së vuan nga një sëmundje autoimune e mëlçisë dhe frika e saj më e madhe është familja dhe mbi të gjitha djali i saj, Abeli, ndërsa theksoi se çdo ditë e jetës së saj është e projektuar për Abelin.

Moderatorja ka thënë më parë që është mësuar të jetojë me këtë sëmundje, por ka ditë kur ajo ndihet e mposhtur, ndërsa zotohet se do të jetojë shëndetshëm dhe të kujdeset fortë për shëndetin e saj.

Sot jam mësuar të bashkëjetoj me këtë sëmundje. Shpesh e sfidoj, ndonjëherë i bëj edhe karshillëk. Padyshim që ndonjëherë përpiqet edhe të më mundë, zë edhe krevatin por nuk ja tregoj njeriu. Askush nuk ma ka për borxh të dëgjojë dërdëllitjet e ankesat e mia”.

“Nuk e di për sa kohë do arrij ta sfidoj, por për aq kohë sa mundem do bëj të pamundurën të jetoj shëndetshëm dhe ta shpërfill sa mundem pavarësisht se jam në kontakt të vazhdueshëm me mjekun tim”, përfundoi ajo.