zoom

Aktualitet

Vritet shqiptari në Bari të Italisë, u qëllua tre herë me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Bari të Italisë, ku ka mbetur i vrarë një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në një shtëpi në via Petrelli, në zonën Libertà të Barit.

Viktima, identiteti i të cilit nuk është mësuar ende, është qëlluar me tre plumba, në gjoks dhe në bark. Ai u transportua menjëherë drejt spitalit, por vdiq pasi nuk mundi ti rezistonte plagëve të marra.

Ishin mjekët ata të cilët lajmëruan policinë, shkruan “la Repubblica”.

Policia ka nisur menjëherë hetimet.