zoom

Aktualitet

Vritet politikani italian, arrestohet i biri

Mediat italiane raportojnë se politikani italian Franco Colleoni është vrarë nga djali i tij 34-vjeçar.
Karabinierët kanë arrestuar Francesco Colleoni, si autorin e dyshuar të vrasjës së 68-vjeçarit, i cili u gjet i vrarë në oborrin e banesës së tij.

Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që babë e bir kishin për restorantin.

Babai dhe djali janë konfliktuar për hapjen e restorantit dhe janë përleshur me njëri-tjetrin. Dyshohet se i biri e ka rrahur brutalisht të atin, duke i shkaktuar edhe vdekjen.

Gjatë natës, i arrestuari pranoi konfliktet me babanë e tij, por shprehej se nuk mbante mend asgjë për ngjarjen.

Franco Colleoni ishte sekretar i “Lega Nord” në Bergamo për 5 vite.