zoom

Aktualitet

Vritet në atentat bosi i drogës, Behar Sofia

Behar Sofia, një person i përfolur për përfshirje në aktivitetet më të rrezikshme kriminale brenda dhe jashtë vendit është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në Tiranë. 66-vjeçari ka qenë duke ecur në këmbë në trotuarin e rrugës buzë Lanës, në krah të Piramidës kur një makinë i është afruar dhe një person ka qëlluar nga brenda saj me silenciator. Zoom.al mëson Sofia është qëlluar të paktën 2 herë dhe ndërroi jetë pasi u dërgua në spital.

Policia thotë se atentatorët janë larguar me një autoveturë tip Golf 6. Ndërsa prokuroria ka sekuestruar me dhjetëra filmime të kamerave të sigurisë që kanë kapur makinën duke ikur.

Behar Sofia u përfol në gusht të vitit 2009 si pjesëmarrës në vrasjen e 4 efektivëve të policisë nga Dritan Dajti. Ai dyshohet se ishte i përfshirë edhe në trafikun e 1 tonëve kokainë në Gjermani. /Zoom.al