zoom

Aktualitet

Vritet minatori në Bulqizë! Shembja e gurëve i mori jetën babait të 3 vajzave

Një minator humbi jetën gjatë një aksidenti në punë, në një minierë private kromi në zonën D, Bulqizë.

Fiqiri Karaj, 49 vjeç po punonte për ndërtimin e një skele druri kur një masiv minerali u shkëput nga tavani i galerisë duke i rënë mbi kokë. Goditja ishte fatale dhe e la të vdekur në vend.

Trupi i pajetë i minatorit, baba i 3 vajzave u dërgua në morgun e Spitalit të Bulqizës për ekspertizë, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes që ndodhi në mesditë.

Në galeritë private të minierave të kromit në Bulqizë ndër vite ka patur me dhjetëra viktima. Arsyeja e aksidenteve të shpeshta në galeri ka të bëjë me pasigurinë në punë dhe mungesën e investimeve.