zoom

Aktualitet

Vritet me thikë e huaja në Tiranë, u gjet e vdekur në shtëpinë e marrë me qira

Një shtetase e huaj u gjet e vrarë me thikë këtë të enjte në Tiranë.

30-vjeçarja u gjet e pajetë në një shtëpi të marrë me qira prej 10 ditësh në rrugën “Gjon Buzuku”.

E huaja nga Lindja e Mesme po qëndronte aty së bashku me të dashurin e saj. Të dy ata flisnin gjuhë gjermane.

Ishin pronarët e banesës që njoftuan policinë, pasi çifti kishte marrë banesën me qira dhe prej dy ditësh nuk ishin parë më.

Kur policia u fut në banesë, gjeti trupin e gruas së re të pajetë me shenja thike në pjesën e barkut.

Burri me të cilin ajo kishte marrë banesën me qira nuk është gjendur në banesë.

Për policinë ky është autori i dyshuar, ai është në kërkim nga policia, por dyshohet se është larguar nga Shqipëria.

Postime të lidhura