zoom

Të gjitha

Vritet me armë zjarri 30-vjeçari në Kosovë, arrestohet autori

Një 30-vjeçar me iniciale M.K. është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Pakashticë të Podujevës në Kosovë.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes ndërkohë që po punohet për hetimin e shkaqeve të kësaj ngjarje.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një rast të vrasjes që ka ndodhur në fshatin Pakashticë të Podujevës. Lidhur me këtë rast në vendngjarje, policia ka arrestuar një person të dyshuar:  F.B mashkull 34 vjeç,  Në vendngjarje  janë sekuestruar , dy  armë e gjuetisë. Viktimë në këtë rast është M.K (mashkull), 30 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.  

Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar në koordinim me prokurorin për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, thotë policia./ABC