zoom

Aktualitet

Vriste dhe trupat i shkrinte me acid, arrestohet killeri makabër i “Ndraghetës”

Një person i cili ishte në kërkim nga autoritetet italiane prej 17 vitesh vitesh, është arrestuar në Francë. Bëhet fjalë për Edgardo Grecom i cili kërkohej që në vitin 2006 si pjesëmarrës në mafian italiane “Ndragheta”.

BBC raporton se Greco punonte si picajol në Francë në mënyrë që të humbte gjurmët, gjë që arriti ta bëjë për shumë vite.

63-vjeçar ishte në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve gjatë një “lufte mafioze” mes dy bandave në fillim të viteve 1990.

Stefano dhe Giuseppe Bartolomeo u rrahën për vdekje në qytetin e vogël të Kozencës në janar 1991, ndërsa trupat e tyre nuk u gjetën kurrë dhe besohet se janë tretur në acid.

Greco u akuzua gjithashtu për tentativën e vrasjes së një tjetër personi të njëjtin vit në të njëjtin qytet.

Ai nisi jetën në arrati pas një urdhër arresti të lëshuar për të në 2006.

Ndrangheta tani janë mafia më e fuqishme në Itali dhe tentakulat e tyre shtrihen në të gjithë Evropën dhe Amerikën e Jugut.

Tetë vjet më vonë, ai u vendos në qytetin francez të Saint-Étienne, në jug-perëndim të Lionit, duke marrë përfundimisht punën e picajol në një restorant italian.