zoom

Aktualitet

Vrau të shoqen, lihet në qeli ish-polici

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën “arrest me burg” për ish-policin Koço Buzo ,i cili qëlloi për vdekje më 6 Maj gruan e tij, Liljana Buzo, 54 vjeçe.

Në gjykatë, 58-vjeçari tha se është penduar, ndërsa shprehet se ishte i rënduar psikologjikisht kur kreu krimin.

Buzo, i cili më herët kishte punuar si efektiv policie, ka qenë i dënuar edhe më parë për dhunë në familje.

Çifti ishte në proces divorci. Autori dyshohet se hapi zjarr në momentin që gruaja doli nga gjykata pasi kishte mbaruar seancën gjyqësore. Të plagosur nga kjo ngjarje mbetën edhe 2 persona të tjerë, ku një prej tyre ishte avokati i viktimës.