zoom

Aktualitet

Vrau shokun se i ngacmoi gruan/ Ky është autori 35-vjeçar

Personi që shihni në foto është 35-vjeçari Majlind Habibi, personi që vrau shokun e tij në Spitallë të Durrësit, për motive banale.

Sipas dëshmisë së tij në polici, 35-vjeçari, hodhi në kanal dhe la aty për ditë të tëra fqinnin e tij pas ii kishte ngacmuar gruan.

Ai ka thënë gjithashtu se nuk kishte ndërmend ta vriste viktimën por situata eskaloi, e më pas u largua duke menduar se kanali ishte i cekët.

Kur mësoi se Branko nuk kishte shkuar në shtëpi, shkoi te kanali të nesërmen dhe pa trupin e mbytur, duke iu shtuar edhe akuza e moskallëzimit të krimit.

35-vjeçari u arrestua ditën e djeshme (10 dhjetor) nga policia e Durrësit. Trupi i viktimës Branko Shkoza u gjet më datë 5 dhjetor pas denoncimit të babait të viktimës.

Postime të lidhura