zoom

Aktualitet

Vrau me kallashnikov motrën dhe kunatin, ekstradohet nga Italia i dënuari me burgim të përjetshëm

Gjovalin Lesi, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e motrës së tij dhe kunatit, është ekstraduar nga Italia.

56-vjeçari është dënuar në vitin 2018 nga Gjykata e Mirditës me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Në vitin 1997, Gjovalin Lesi vrau me armë zjarri kallashnikov motrën dhe bashkëshortin e saj në fshatin Rrasfik, Rubik, pas një konflikti për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Vijon bashkëpunimi me partnerët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradohet nga Italia, i dënuari me burgim të përjetshëm, për vrasje të dyfishtë.

Operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Verdikti”, i finalizuar në prill 2024, në Itali për kapjen e këtij shtetasi u zhvillua falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe të shkëmbyer nga Interpol Tirana me Interpol Romën, Policinë e Materas, Itali, me koordinimin e Zyrës së Interforcës Italiane, Zyrës së Ekspertëve Italianë të Sigurisë, në Shqipëri, dhe Shërbimit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – Divizioni i 2-të, Romë.

Si rezultat i koordinimit të punës ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Romë, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit Gjovalin Lesi, 56 vjeç, i lindur në Lezhë.

Në vitin 1998, Gjykata e Mirditës e ka dënuar këtë shtetas, me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Në vitin 1997, shtetasi Gjovalin Lesi, pas një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Rrasfik, Rubik, vrau me armë zjarri kallashnikov, motrën dhe bashkëshortin e saj.

Arratisja dhe arrestimi

Gjovalin Lesi në vitin 2003 duke përdorur identitetin e vëllait të tij të sëmurë është arratisur nga Shqipëria dhe ka gjetur strehim në Itali.

Që prej atij viti, Lesi nuk ka shkelur më në Shqipëri, duke jetuar dhe punuar në shtetin italian.

Ai u vendos në pranga në prill të vitit 2024 dhe u vendos në burgun në Matera.

I ndaluari në Matera, në vitin 1997, në Rubik, vrau me kallashnikov, pas një konflikti për motive të dobëta, kunatin dhe motrën e tij.