zoom

Të gjitha

Vrau gruan për shkaqe xhelozie në Fier, Gjykata lë në burg 56-vjeçarin Petrit Mamaj

Gjykata e Fierit ka lënë në burg Petrit Mamaj, i cili një ditë më parë vrau me thikën e bukës bashkëshorten e tij Valdete Mamaj.

56-vjeçari që ka pranuar tashmë krimin ka shkuar në gjykatë me pranga në duar dhe nën masa të shtuara policie.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së martës në banesën e çiftit në Lushnje. Ngjarja dyshohet për motive xhelozie.

Mësohet se 56-vjeçari e qëlloi me thikë në gjoks bashkëshorten e tij dhe më pas ai shkoi në lokal për të ngrënë.

Fillimisht ngjarja u raportua si vetëvrasje por pas hetimeve u zbulua se kishte qenë pikërisht ai autori.