zoom

Aktualitet

Vrau gruan dhe veten! Krimi në Divjakë, të afërmit e familjes Rrasa: Hekurani ka pasur shenja depresioni

Familja Rrasa në fshatin Babunj të Divjakës ka hapur dyert e mortit për t’i dhënë lamtumirën e fundit çiftit Hekuran e Fëllënza Rrasa.

Kujtojmë se Hekuran Rrasa 58 vjeç mbrëmjen e djeshme vrau me armë zjarri bashkëshorten Fëllënxa Rrasa. Më pas ai qëlloi veten duke shkaktuar kështu një tragjedi të dyfishtë për këtë familje.

Së fundmi për mediat kanë folur fqinjët e familjes.

“Burri im me atë ishin kushërinj me të ndjerin. Ne si kushërinj nuk dimë gjë. Se kanë shkuar mirë. Para 5 ditësh ikën tek prindërit e vet, ikte me djalin e saj dhe më përshëndetën. Edhe burri punonte në komunë. E kemi tonin dhe nuk kemi dëgjuar asgjë. Ndoshta ndonjë depresion. Nga ekonomia nuk ka qenë mirë. Ka vuajtur edhe me nënën dhe nuk ka as shtëpi. Nuk kanë pasur probleme me këtë nusen tani.”

“Ditët e fundit nuk ishte mirë. Këto 3-4 ditët e fundit.”

“Njerëz të thjeshtë. Fukarenj në hall dhe në punë të vet. I njohim për njerëz të mirë. Nuk kemi dëgjuar asnjëherë për probleme mes tyre. Problemet ekonomike duken. Është ngjarje e rëndë. Nuk e dëshiron asnjeri. Po tani ndodhi.”