zoom

Bota

Vrau gruan 20-vjeçare, avokati i pilotit grek: Është penduar, dëshiron dënim shembullor

32-vjeçari Babis Anagnostopulos është penduar për krimin makabër që kreu majin e kaluar, ku vrau bashkëshorten e tij Caroline Crouch dhe më pas mashtroi për 37 ditë, derisa pranoi krimin.

Avokati i tij thotë se Anagnostopulos kërkon një dënim shembullor për veten nga drejtësia.

Së shpejti, ai do të mbërrijë në Prokurori për të mësuar urdhërin e arrestit pas rrëfimit të djeshëm ku pranonte krimin dhe zbardhi edhe ngjarjen, se si ai kishte vrarë gruan.

Krimi ndodhi mbrëmjen e 10 majit teksa në fillim u raportua për grabitje. Ishte vetë 32-vjeçari që lajmëroi se i kishin grabitur banesën dhe më pas u zbulua se bashkëshortja e tij, Caroline Crouch kishte vdekur.

Më pas, policia në hetime ka përfshirë edhe pista si përfshirjen e grabitësve shqiptarë, rumunë apo gjeorgjianë, por që të gjitha u rrëzuan ditën e djeshme kur u zbulua se krimin e kishte kryer vetë bashkëshorti i viktimës që kishte gënjyer në çdo dëshmi të mëparshme.