zoom

Aktualitet

Vrau dhe murosi shqiptarin me porosi të ish-të dashurës, dënohet me 24 vite burg italiani

Italiani Salvatore Tambe është dënuar me 24 vite burg pasi akuzohet se është i përfshirë në vrasjen dhe më pas murosjen e shqiptarit, Astrit Lamaj 42-vjeç. Ngjarja e rëndë e ka zanafillën në vitin 2013, kohë kur shqiptar rezultoi i zhdukur, por më pas doli që ai ishte vrarë dhe murosur me urdhër të partnerit të tij, Carmela Sciacchitano.

Astrit Lamaj e pagoi me jetë vendimin për t’u ndarë nga partnerja Carmela Sciacchitano, 64-vjeçe, për një grua më të re. Sipas hetuesve, motivi i krimit erdhi për çështje pasioni. Shqiptari u zhduk nga Genova në Janar të 2013-s dhe skeleti i tij u gjet 6 vjet më vonë, më 15 Janar të 2019-s. Lamaj, 42-vjeç, ishte i njohur për forcat e rendit italiane, për shpërndarje droge. Ai u vra nga një komandë prej 5 personash.

Trupi i shqiptarit të identifikuar si shtetasi, Astrit Lamaj u gjet më 19 Janar të këtij viti, ku gjatë një rikonstruksioni që po i bëhej një vile antike në komunën Senago në provincën e Milanos.