zoom

Aktualitet

Vrasjet përgjakin Shqipërinë, Ardi Veliu mbledh shefat e komisariateve të Tiranës dhe krerët e DVP-ve

Duke marrë shkas nga ngjarjet e rënda kriminale në vend, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka thirrur në një mbledhje shefat e komisariateve të kryeqytetit si dhe drejtorët e qarqeve.

Mësohet se mbledhja po mbahet në drejtorinë e Policisë dhe ka nisur pak minuta më parë, saktësisht në orën 11:30.

Mbledhja në fjalë vjen pas ngjarjeve të rënda që kanë tronditur vendin, vrasje kriminale, por dhe krime në familje.