zoom

Aktualitet

Vrasja në Tropojë/ Dy shokët po pinin në lokal, njëri iku në shtëpi dhe mori armën

Artur Dauti ishte shok me Flordian Mulajn, 35-vjeçarin që e qëlloi për vdekje dje me armë zjarri në Tropojë.

Ata ishin duke pirë alkool në lokal, kur nisën konfliktin me njëri-tjetrin.

Pas debatit, Flordian Mulaj shkoi në shtëpi për të marrë pistoletën dhe e qëlloi për vdekje Artur Dautin.

Pas krimit, auutori u largua nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim nga policia.

Shkaku i konfliktit mes tyre nuk është zbardhur ende nga grupi hetimor.