zoom

Politikë

Vrasja në Elbasan/ U shoqërua në polici, flet Bardhi: Po blinin vota për PS-në, janë grupi i Taulant Ballës

Personi që qëlloi sot mbi Pjerin Xhuvanin është Arber Papleka, një nga shoqëruesit e demokratit Gaz Bardhi, i cili është konfliktuar me policët dhe ka qëlluar në turmë.

Si pasojë ai ka vrarë Xhuvanin dhe ka plagosur tre të tjerë. Autori është tashmë në pranga.

Gazment Bardhi ka qenë i shoqëruar në polici për të dhënë versionin e tij mbi ngjarjen. Pas daljes nga policia mësohet se është shprehur se në makinën ku u vra Pjerin Xhuvani kishte brenda para dhe karta identiteti.

“Është një makinë e mbushur plot me para. Aty i kishit, t’i kishit kapur. Nuk kam shumë informacion, makina që shikoni atje është e mbushur me karta identiteti dhe para e drejtuar nga një prej eksponentëve të krimit të organizuar. Trupin e shihni vetë atje. Kaq kam për të thënë. Janë një grup personash, shtabi elektoral i vërtet i Taulant Ballës”, tha Bardhi.