zoom

Aktualitet

Vrasja në Astir/ Gjykata lë në burg Darmend Kelin. I riu kokëulur brenda kafazit

Darmend Keli, 25-vjeçari që vrau me thikë Amarildo Hoxhallarin pse i ngacmoi të fejuarën, doli këtë të martë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Pasi dëgjoi pretendimet e të dyja palëve, trupa gjykuese vendosi ta lërë në burg Kelin, së bashku me shokun e viktimës, që po ashtu u arrestua pas ngjarjes sepse drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Gjatë seancës, Darmend Keli ishte me kokën ulur dhe i heshtur.

Në dëshminë që ka dhënë në polici, Darmed Keli ka deklaruar se e goditi 4 herë me thikë Hoxhallarin sepse e kishte parë nga ballkoni duke i ngacmuar të fejuarën.

“Pashë nga ballkoni i banesës 2 persona me motor që po ngacmonin me fjalë të fejuarën. Pas kësaj i thirra për të ndaluar por më ofenduan dhe kur zbrita u konfliktuam fizikisht. Në sherr e sipër kam qëlluar disa herë me thikë Hoxhallarin, por nuk kisha për qëllim ta vrisja”, ka shpjeguar ai.