zoom

Aktualitet

Vrasja e Mond Çekiçit, zbardhen detaje të reja/ Gjenden 22 gëzhoja, shoqërohen 30 persona

Të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja e Edmond Koçit, i njohur ndryshe si Mond Çekiçi, ngjarje e ndodhur mëngjesin e djeshëm në Durrës.

Nga raportimet mësohet se policia ka gjetur 22 gëzhoja nga arma automatike tip AK-47, e cila dyshohet se është siguruar jashtë vendit nga autorët. Nga të dhënat dyshohet se në ngjarjen e rëndë kanë marrë pjesë të paktën dy persona. Policia ka shoqëruar 30 shtetas që janë marrë në pyetje lidhur me krimin.

Një nga pistat kryesore ku po heton policia është ajo e dyshimit për konflikte të vjetra të viktimës pasi ka qenë pjese e bandës së Durrësit dhe vazhdonte të ishte një ndër eksponentët kryesorë të botës se krimit në Durrës.

Pas ngjarjes policia ka gjetur në Sukth një automjet të djegur, që dyshohet se është përdorur nga autorët e krimit. Brenda automjetit është gjetur edhe arma automatike.

Mond Çekiçi u vra mëngjesin e djeshëm, ndërsa po udhëtonte me një automjet me shofer. Një makinë i ka prerë rrugën dhe një nga personat ka qëlluar me breshëri në drejtim të viktimës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.