zoom

Aktualitet

Denoncimet për vrasësin e Mateos/ Hetim ndaj policisë së Fierit

SHÇBA njofton se ka nisur procedurat hetimore mbi veprimet e Policisë Fier në lidhje me denoncimet e kryera ndaj Klodian Çalamanit prej banorëve të fshatit, përpara se personi në fjalë të kryente vrasjen e 8-vjeçarit Mateo.

Në media të ndryshme, banorët deklaruan se Çalamani ishte një person problematik dhe se e kishin denoncuar disa herë në polici.

“Pas publikimit në media të disa deklaratave prej banorëve në fshatin Greçalli të Fierit, në lidhje me ngjarjen tragjike të vrasjes së të miturit nga shtetasi i dyshuar, Klodian Çalamani, SHÇBA njofton se ka nisur procedurat hetimore mbi veprimet e Policisë Fier në lidhje me denoncimet e kryera ndaj autorit përpara ngjarjes së datës 16.11.2021.

SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90”, njofton SHÇBA.