Aplikacion
Mësohet se plumbat kanë kapur shtetasit Ilir Bardhoku, ish-drejtor në Bashkinë e Mirditës, Olti Gjini, pronari i picerisë ku ndodhi ngjarja dhe Indrit Bardhi.
Nga policia nuk konfirmohet ende nëse plagosja e tyre ishte e qëllimshme apo u qëlluan rastësisht. Ata janë dërguar në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, në fshatin Gëziq, Mirditë, është konstatuar duke u djegur një automjet tip fuoristradë, që dyshohet se është përdorur nga autorët, të cilit kanë qenë dy persona të maskuar, për kryerjen e vrasjes.