zoom

Aktualitet

Vrasja e Klodjan Rashës, kalon për gjykim çështja ndaj ish-efektivit Nevaldo Hajdaraj!

Sot është zhvilluar në Gjykatën e Tiranës seanca paraprake për ish-efektivin Nevaldo Hajdaraj nën akuzë për vrasjen e Klodjan Rashës. Gjykata vendosi kalimin për gjykim të kësaj dosjeje.

Avokati i ish-policit kërkoi ndryshimin të akuzës nga vrasje me dashje në vrasje në kapërcim të kushteve teë mbrojtjes seë nevojshme. Ai gjithashtu ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Megjithatë do të jetë trupi gjykues që do të marri çështjen që do të vendosë.

Babai, vëllai dhe familjarë të tjerë të Klodjan Rashës kanë qenë të pranishëm në seancë. Mbi ish-efektivin e forcave Shqiponja, Nevaldo Hajdaraj rëndon akuza e vrasjes me dashje.

Klodian Rasha, u vra në orët e mëngjesit të 8 dhjetorit, dhe është qëlluar nga një distancë prej 5 metrash largësi nga punonjësi i policisë, Hajdaraj. Pamjet filmike kryesore të sekuestruara nga prokuroria e Tiranës, e tregonin qartë veprimin e policit, ku para kamerës së një servisi në Laprakë, duket se është pozicionuar për të qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të personit që ai po ndiqte.

Në filmim, sipas grupit të hetimit, dallohet se viktima është larguar me vrap. Ndërkohë nga një distancë shumë e afërt prej 5 metrash, polici i pozicionuar i shtrirë në trotuar ka hapur dy herë zjarr drejt tij.