zoom

Aktualitet

Vrasja e 60-vjeçarit në Peshkopi, burg për 3 bashkëautorët

Është zbardhur ngjarja e ndodhur në qershor të vitit të kaluar në Pëshkupi, ku mbeti i plagosur rëndë 60-vjeçari Nuri Basha, i cili më pas humbi jetën në spital.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje është ekzekutuar masa “Arrest me burg” për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim për 3 shtetas, të cilët ishin nën hetim, për këtë ngjarje, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Të arrestuar janë shtetasit, Eduart Torba, Ahmet Torba dhe Lavdrim Kaleci, të tre banues në Peshkopi.

Ngjarja:

Më 26 qershor 2022, fillimisht u raportua se Nuri Basha, duke zbritur nga automjeti i parkuar i shtetasit E.T, ishte rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë u dëmtua në kokë dhe për shkak të plagëve të marra humbi jetën në spital.

4 ditë pas vrasjes, policia bëri me dije se pas hetimeve të kryera, Nuri Basha i cili u raportua se humbi jetë aksidentalisht është vrarë nga 53-vjeçari Osman Torba.

Torba u arrestua nga policia, ndërsa u proceduan në gjendje të lirë 3 shtetasit të cilët sot u arrestuan për “Moskallëzim krimi”.