zoom

Aktualitet

Vrasja e 27-vjeçarit në Tiranë, në vendngjarje gjendet makineria që prodhon Bitcoin

Një makineri që prodhon monedhën virtuale Bitcoin është gjetur në vendin e ngjarjes ku u vra 27-vjeçari Mehmet Qema, bënë me dije burime pranë krimit ekonomiko-financiar.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur specialistë për të zbardhur detaje që mund të lidhen me ekzekutimin e Qemës.

Makineritë ndodhen pranë zonës ku po qëndronte 27-vjeçari së bashku me shokët e tij derisa u qëllua për vdekje.

Vrasja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:15, ku Mehmet Qema dhe Marjus Dema së bashku me disa miq të tjerë kanë qenë së bashku për disa orë në ambientet e një lokali në zonën e “5 majit”.