zoom

Bota

Vrasja e 20-vjeçares/ Sociologia: Përfshirja e shqiptarëve nuk është bërë e qëllimshme nga mediat greke

Vrasja e 20-vjeçares britanike nga bashkëshorti i saj grek, në të njëjtin krevat ku edhe po flinte foshnja e tyre 18-muajshe ka tronditur opinionin publik.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Greqi pak javë më parë. Sipas dëshmisë së rreme të bashkëshortit të saj, tre persona, të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë 20-vjeçaren britanike, qenin e familjes dhe duke torturuar edhe vetë atë.

20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 18-muajsh, ndërsa burri i saj 33 vjeç, kishte krijuar një skenë sikur ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit.

“Dayli Mail” shkruan se burri grek i britanikes së vrarë, Caroline Crouch, ka rrëfyer se e vrau atë para foshnjës së tyre kur ajo kërcënoi se do ta linte dhe do ikte para se të shpikë historinë e një grabitje të tmerrshme për të mbuluar gjurmët e tij.

Në lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live” ishte sot sociologia, Armida Plangarica, e cila jeton dhe punon në Greqi, për të folur pikërisht rreth këtij krimi që është komentuar gjatë në mediat greke dhe të huaja.

Teksa fliste rreth mediave që shkruanin se vrasësit ishin me origjinë shqiptare, Plangarica u shpreh se ato janë bazuar nga deklaratat që ka dhënë bashkëshorti i viktimës.

“Do të ishte shumë tragjike nëse akuzat e para do të bëheshin nga prokuroria ose policia. Policia nuk jep vendime, nuk është gjykatëse. Prokuroria bëri hetime fantastike, u fol për grupe të forta për banda rumune, për shqiptarë, për gjeorgjianë. Sa herë që piloti jepte një deklaratë për hetimet, etiketonte një grup të caktuar, policia ishte e detyruar të jepte relacionin e saj. E mediat nuk e merrte të mirëqenë, por bënte deklaratat e policisë. Nuk është bërë e qëllishme nga mediat greke.

Unë dëgjova deklaratën e një polici të lartë i cili tha se “isha i bindur që në fillim që nuk pati banda, qesh i bindur që nuk pati vjedhje”. Policia ishte e detyruar mos ta hapte gojën. Sa delikate është situata”, tha sociologia.

Kjo e fundit shtoi se i ka ndjekur me vëmendje gazetat e madje ka lexuar edhe komentet që grekët linin aty. Sipas saj, komentuesit ishin që në fillim të bindur se vrasësi ishte i shoqi.

“Unë uroja që të mos ishte kështu, uroja që të ishte një grabitës, një i bandës dhe jo bashkëshorti. Këtu flasim për një krim në familje. Unë si sociologe flas për krimin në familje, jo për nacionalitetin që ka vrasësi. Dëshminë e parë e dha bashkëshorti, i cili tha se flisnin shqip dhe një gjuhë tjetër. Nuk u mor si e mirëqenë, policia nuk tha se po ndjek një shqiptar. Nëse do të kishte ndodhur ndryshe, atëherë do të ishte tragjike”, përfundoi Plangarica.