zoom

Bota

“Dyshuam direkt, sepse…”/ Vrasja e 20-vjeçares, policia greke: Që në momentin e parë e kuptuam se burri ishte vrasësi

Policia greke e ka ditur që në momentin e parë të krimit në Glyka Nera të Athinës se piloti 32-vjeçar Harris Agnasatopoulos ishte vrasësi i gruas së tij.

Presidenti i Policisë së Attikës, George Kalliakmanis thotë se që në fillim oficerët e kishin ndjesinë që burri ishte vrasësi.

Kjo pasi një prej oficerëve pa një sjellje të çuditshme të Agnastatopoulos-it dhe ia mori menjëherë fëmijën nga krahët.

Po ashtu, Policia ka vënë re një banesë jo të çrregullt, ndërkohë që grabitësit zakonisht zbrazin gjithçka. Ndërkohë edhe Agnastatopoulos ishte shumë i ftohtë, pasi e liruan oficerët madje pyeti nëse kishte vdekur gruaja e tij, Caroline Crouch apo jo.

“Policia pa një shtëpi që ishte shumë e rregullt. Kur hyjnë hajdutët zbrazin gjithçka. Oficerët e policisë panë ftohtësi kur lëshuan pilotin e akuzuar. Autori i veprës supozohej se nuk e dinte dhe pyeti nëse Caroline kishte vdekur. Ai tha disa fjalë dhe më pas e mori fëmijën në krahë. Një oficer tjetër policie po më rrëfente se çuditërisht po i thoshte më zgjidhni, po mbytem. Unë shpejt ia preva telat, pa mundur të kuptoj nëse ai po mbante nyjet, pa qenë i lidhur vërtet apo jo, normalisht. Rrobat në dollap u hodhën në mënyrë të tillë që dukej sikur ishte një grabitje”, rrëfeu Presidenti i Policisë së Attikës.