zoom

Slider

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, media britanike gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve: Njihen për lidhjet me krimin!

I veshur me një kostum të zi dhe me vajzën në krahë, 33-vjeçari Charalambos Anagnostopoulos i ka dhënë lamtumirën e fundit 20-vjeçares me origjinë britanike që u vra mizorisht në Greqi.

“Daily Mail” shkruan se Caroline Crouch u vra në një skenë tronditëse, pas një vjedhje në shtëpinë e saj në një zonë të pasur periferike të Athinës.

Mirëpo, ajo që vihet re në artikull është gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve, të cilët thuhet se janë autorët e ngjarjes së rëndë.

“Autoritetet dyshojnë se shqiptarët ishin përgjegjës për ngjarjen, tha një burim policor për Mail. Në Greqi jetojnë mbi 1 milion shqiptarë dhe aktualisht ka më shumë se 200 urdhër-arreste të lëshuara për shqiptarët, të cilët dyshohet se kanë ikur përsëri në atdheun e tyre.

Shqiptarët pretendojnë se janë diskriminuar në të shkuarën në atë vend, gjë që ka çuar në protesta nga qeveria shqiptare, ku kërkohet mbrojtja e emigrantëve shqiptarë.

Sidoqoftë, lidhja midis shqiptarëve dhe krimit të organizuar, të tilla si trafikimi i qenieve njerëzore, zhvatja dhe grabitja në të gjithë Evropën, është e pamohueshme. Pra po, ka zemërim dhe hidhërim për vrasjen e pamëshirshme të Caroline”, shkruan Daily Mail.