zoom

Aktualitet

Vrasësi me pagesë i Behar Sofisë punonte bojaxhi. Do të merrte 50 mijë euro

23-vjeçari Ernejt Shyti, i arrestuar si autor i vrasjes së Behar Sofisë, pranë Piramidës në Tiranë, punonte si bojaxhi në Mal të Zi, ku dhe u arrestua.

Ai bënte një jetë të thjeshtë dhe nuk kishte precendetë penalë. Kishte një vëlla bijnak, i cili rezulton i skeduar nga policia për disa vpra penale.

23 -vjeçari ka deklaruar në polici se i ishin premtuar 50 mijë euro shpërblim për të kryer vrasjen, por këto para nuk i kishte marrë.

Personat që e kishin kontaktuar ishin dy persona nga Fushë Kruja, edhe ata të arrestuar. Por se kush e ka porositur vrasjen, kjo nuk dihet ende.

Prokuroria thotë se Shyti jetonte me qira me nënën e tij në kryeqytet, pranë rrugës “Bardhyl”.

Sipas hetuesve, ai është identifikuar përmes ADN-së, të marranga gjurmët e lëna në rrobat që braktisi pas ngjarjes.

Vendi se ku u i hodhi ai rrobat u zbulua duke ndjekur veprimet e tij nga kamerat e sigurisë në gjithë itinerarin që ai ndoqi për t’u larguar. / Zoom.al