zoom

Aktualitet

Vranësira të shpeshta dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për sot

Shqipëria do të jetë nën pushtetin e një moti me reshje të shumta shiu dhe temperatura më të ulëta. Moti parashikohet me vranësira si dhe momente kthjellimesh, kryesisht në pjesën e dytë të ditës.

Reshjet e shiut do të nisin që në mëngjes dhe do të jenë prezente gjatë gjithë 24-orëshit me intensitet mesatar e lokalisht të lartë. Në orët e mbrëmjes reshjet ndërpriten në të gjithë vendin.

Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në detet të jetë i forcës 1-2 ballë.

në zona malore 5 deri 14°C

në zona e ulëta 7 deri 20°C

në zona bregdetare 10 deri 19 °C