zoom

Aktualitet

Vranësira dhe ulje temperaturash, si nis kjo javë?

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të sjellin mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin, por në disa zona nuk përjashtohet mundësia për reshje.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 05°C, në zonat e ulëta nga 08ºC në 12°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 13°C.

Era do të fryjë në drejtim jugor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh, të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm, ku herë pas here do të ketë reshje të izoluara. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 00°C në 04°C dhe në zonat e ulëta nga 03°C në 07°C.