zoom

Bota

Von der Leyen: BE të përdorë asetet e ngrira ruse, për furnizime ushtarake ndaj Ukrainës

Bashkimi Evropian duhet të marrë në konsideratë përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të blerë furnizime ushtarake për Ukrainën, deklaroi paraditen e kësaj të mërkure presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

“Është koha për të nisur bisedimet rreth përdorimit të të ardhurave nga asetet e ngrira ruse për të blerë bashkërisht pajisje ushtarake për Ukrainën,” deklaroi Von Der Leyen ne nje fjalim ne Parlamentin Evropian.

“Nuk mund të ketë simbol më të fortë sesa përdori i këtyre parave për ta bere Ukrainën dhe të gjithë Evropën një vend më të sigurt për të jetuar”, tha Von der Leyen.

Von der Leyen tha se kërcënimi i luftës për BE-në “mund të mos jetë i afërt, por nuk është i pamundur”. Ne fjalimin e saj përpara parlamentit europian Von Der Leyen e vuri theksin tek përpjekjet më të mëdha evropiane në mbrojtje qe sipas saj nuk do të zvogëlojnë nevojën për aleancën e NATO-s.

“Në fakt, një Evropë më sovrane, veçanërisht në fushën e mbrojtjes, është jetike për forcimin e NATO-s,” tha ajo. /ZOOM.AL/