Aplikacion
Operacioni i pagëzuar me emrin “RESEMBLANCE”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara, po ashtu ka sekuestruar edhe një automjet të modeles Kejvina Kthella, dhe tre pasuri në emër të Marsela Çiçës, që dyshohet se janë të Rrajas.
Konkretisht janë konfiskuar:
1. Një njësi me sipërfaqe 30 m², në emër të shtetasit Redjan Rraja 2. Një njësi me sipërfaqe 76 m², në emër të shtetasit Redjan Rraja 3. Një njësi me sipërfaqe 127.5 m², në emër të shtetases Marsela Çiça; 4. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases Marsela Çiça; 5. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases Marsela Çiça; 6. Një automjet në pronësi të shtetasit Redjan Rraja 7. Një automjet në pronësi të shtetases Kejvina Kthella 8. Një orë dore (Rolex).
Pasuritë e mësipërme, të cilat kanë një vlerë tregu rreth 1 milion euro, u konfiskuan me qëllim kalimin në favor të shtetit dhe ju dorëzuan Agjencisë së Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
Ndërkohë, materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar./ Zoom.al