zoom

Aktualitet

Viktima po shpërndante para në këmbim të votës? Vrasja në Elbasan, çfarë dyshohet

Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi i rëndë që tronditi sot Elbasanin, vetëm 4 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit. Në ngjarjen e rëndë mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani si dhe u plagos dhëndri i tij, një efektive policie dhe dy persona të tjerë.

Ngjarja ndodhi në lagjen ‘5 Maj’. Ka dyshime që viktima po udhëtonte me një mjet pa targa dhe se po shpërndante zarfe me para për qytetarët, në këmbim të votës më 25 prill.

Ka qenë PD-ja ajo që ka ngritur pretendimet në fjalë, ndërsa ka njoftuar policinë se një automjet pa targa po shpërndante para te qytetarët, duke blerë votën. Edhe pse këto pretendime ishin në kuadër të një telefonate dhe sinjalizimi.

Mësohet se ka pasur një shkëmbim zjarri mes dy grupeve, ndërsa ende nuk dihet se çfarë ka brenda makinës së viktimës.