zoom

Aktualitet

Vijon vaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjeç, Rama: Nesër mbërrijnë 15 mijë doza të tjera Pfizer

Vaksinimi i gjysheve dhe gjyshërve mbi 80 vjeç vijon edhe sot në qendrën e vaksinimit të Arenës Kombëtare.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vizituan personat që po vaksinohen ditën e sotme.

“Kemi lajmë të mira, por sfida është të sigurojmë një sasi të kosiderueshme”, theksoi Rama.

Kujtojmë se nesër mbërrijnë 15 mijë doza të tjera Pfizer dhe brenda dy javëve të para të marsit COVAX ka konfirmuar nisjen e furnizimit me vaksinën AstraZeneca, ku do të futet menjëherë në veprim procesi i vaksinimit të mësuesve.